Futboll Seria A Sport

“NDIKIMI I TRAJNERIT SARRI TEK EKIPI I FORTË”/ Flet Nedved: Për De Ligt ishtë një “luftë” për të…

Pavel Nedved e ka vlerësuar Sarrin për metodat e ndryshme që ka sjellë në skuadrën e re, dhe është shfaqur i lumtur me punën e tij.

Në një intervistë për “Sky Sport”,  Nedved është shprehur: “Ndikimi i Sarrit tek skuadra është një ndikim i fortë, por ne nuk mund ta shohim ende punën e tij. Jemi të lumtur sepse është punë e ndryshme nga ajo që ka bërë Alegri më parë. De Ligt? Ishte një luftë e vërtetë për të firmosur me atë, dhe shumë e vështirë. Ai është shumë i ri, dhe njëkohësisht ishte kapiten i Ajaksit. Me transferimin e tij ne kemi bërë dhe investim për të tashmen, por mbi të gjitha për të ardhmen. Kishte një konkurrencë të ashpër por në jemi të lumtur që na zgjodhi. Të gjitha klubet po përforcohen, duke përfshirë edhe ato në Itali, dhe mendoj se gara për titullin kampion do të jetë më e vështirë se vitet e tjera. Do të jetë një luftë e vërtetë në Europë, me shumë klube që dëshirojnë të ecin sa më lart, por ne do të jemi aty.”, u shpreh Nedved.Nedved OK

Bardhezinjtë shpresojnë që këtë vit nën drejtimin e Mauricio Sarri të fitojnë Ligën e Kampionëve, të cilës i kanë shkuar dy herë shumë afër, por kanë humbur në finale, respektivisht nga Barcelona dhe Real Madridi.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Mesfushorit Eriksen i duhen pak sekonda në fushë, nuk fal nga pika e badhë (VIDEO)

Delo.autor

Manchester United shfaq interes për Lewandowskin

Q.Autor

“ËSHTË NJË TRASHËGIMI E VËSHTIRË”/ Rrëfehet trajneri Sarri: Kjo është filozofia ime për objektivin e klubit

Delo.autor

Leave a Comment