Futboll Seria A Sport

HUMBI TORUAN NË NDESHJEN NDAJ CAGLIARIT/ “Zikaltërit” marrin vendimin, ja sa pritet të dënohet “Demi” Martinez

Derbi i Milanos që do të zhvillohet më 9 shkurt mund të ketë një protagonsit të rëndësishëm më pak: Lautaro Martinez, sulmuesi i Interit, në fakt, humbi toruan në fund të ndeshjes ndaj Cagliari dhe mori të kuq direkt për protesta ndaj arbitrit Manganiello. Disiplina do të vendosë ditën e sotme se sa do të jetë dënimi, por sipas asaj që ka zbuluar “Corriere della Sera”, argjentinasi me siguri do të humbasë edhe derbin. Për të pritet edhe një gjobë nga ana e Interit për sjelljen e pahijshme dhe faktin që dënon ekipin me mungesën e tij.

Argjentinasi kërkoi falje me një postim, por kjo nuk do të kthejë raportin e arbitrit kryesor që ka dërguar në Komisionin e Disiplinës.

Lautaro kështu pritet të mungojë si në sfidën ndaj Udineses në “Dacia Stadium”, ashtu edhe ndaj Milanit në “San Siro”.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Interi rrit ofertën, akordi mes zikaltërve dhe liderit të mesfushës më pranë

Delo.autor

E BUJSHME TEK INTER/ Divorci me Conte-n në 48 orë, ja lista e zëvendësuesve të mundshëm…

Delo.autor

NË BISEDIME ME DISA KLUBE/ Mesfushori i Manchester Unitedit në radarët e…

Delo.autor

Leave a Comment