Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Ndreu drejt rikthimit në stol, titullari i Kastriotit mungon në ndeshjen e rëndësishme

Pas barazimit të marrë me Bylisin të premten e shkuar, Kastrioti ruajti të njëjtën distancë me mallakastriotët duke i lënë sërish ata në vendin e nëntë, ndërsa krutanët janë në vendin e tetë. Distanca është vetëm një pikë dhe gjithçka do të vendoset në javën e fundit për skuadrën që do të shkojë në “play out” apo atë që do të bjerë nga kategoria. Skuadra e Ndreut, për të qenë e qetë, duhet që të fitojë me Kukësin.

Për sfidën ndaj Kukësit, stafi teknik duhet të bëjë pa një lojtar të rëndësishëm, pasi përballë verilindorëve nuk do të jetë mesfushori Xhulio Mehmeti, i cili me kartonin e verdhë të marrë ndaj Bylisit, ka plotësuar numrin e katër të tillëve, çka do të thotë mungesë e sigurt për këtë ndeshje të rëndësishme të sezonit.

TRAJNERI– Tekniku Ramazan Ndreu vijon të jetë i pezulluar, për shkak të dënimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës. Trajneri i krutanëve u pezullua pas sfidës me Tiranën me 5 ndeshje dhe në këto tri javë të zhvilluara e ka udhëzuar skuadrën nga tribuna. Tashmë gjysma e dënimit ka kaluar dhe me shumë gjasë tekniku Ndreu do të jetë në pankinë në ndeshjen ndaj verilindorëve, gjithmonë nëse do të marrë faljen nga KDS-ja.

Related posts

FEDERATA MERR VENDIMIN/ Shtyhen ndeshjet në Premier dhe Bungesliga, ja shkaku

Delo.autor

E BUJSHME/ Emri i drejtuesit të Juventus tek skandali i pasaportës së Suarez. Nga Universiteti zbulojnë telefonatën

Delo.autor

“EURO 2020″/ Cilësi teknike dhe shumë alternativa, Belgjika gati të “djegë” edhe Italinë

Delo.autor

Leave a Comment