Futboll Kategoria Superiore Sport

TJETËR NDESHJE NË STADIUMIN “AIR ALBANIA”/ Tirana kërkon mendimin e tifozëve (FOTO)

Pasi u luajt ndeshja mes Kukësit dhe Partizanit në javën që lamë pas, në stadiumin “Air Albania”, tani mund të luhet edhe një tjetër ndeshje në atë stadium nga Kategoria Superiore.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Tirana ka bërë një sondazh, ku ka pyetur tifozët nëse ndeshja me Teutën e kësaj jave duhet të luhet në “Air Albania” apo në “Selman Stërmasi”.

Mesa duket bardheblutë pas derbit tani po mendojnë të zhvillojnë edhe një tjetër ndeshje në stadiumin e ri, ku edhe mbështetja e tifozëve pritet të jetë e madhe.

Nuk dihet ende nëse do të luhet aty apo jo, por ajo që është e sigurt është se kjo është një alternativë, ku do të merret mendimi i tifozëve dhe më pas do të vendoset.

TIRANA

Related posts

ZBULON TË ARDHMEN PAS FITORES NË “BERNABEU”/ Marselo: Të gjithë e dinë që do të…

Delo.autor

ZBULON ËNDRRËN E FSHEHTË/ Allegri: Duke mësuar kaq shumë gjëra, shpresoj të bëhem si…

Delo.autor

“ENDE NUK E KEMI VENDOSUR TË ARDHMEN PËR ICARDIN”/ Wanda Nara: Do vdisja pa…

Delo.autor

Leave a Comment