Futboll Sport

MERKATO E JANARIT/ “Dështon” plani i verës, ja alternativat e Milanit për mbrojtjen…

Milani kishte vendo sur të bënte një për forcim në prapavijë, ndaj dëmtimi i Simon Kjaerit vetëm sa përshpejton dinamikat. Çështja është se blerja duhet të ndodhte në verën e ardhshme, por tashmë nevojat shtyjnë klubin që ta paraprijnë. Në këto rrethana, drejtuesit nuk janë fare të papërgatitur dhe me sa duket Paolo Maldini ka një listë prej tre lojtarësh me njërin prej tyre që do të vishet kuqezi në merkaton e janarit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport” kandidati kryesor është Sven Botman. Holandezi i vitlindjes 2000 i ka mahnitur të gjithë vitin e kaluar kur Lila fitoi titullin në Francë, por edhe sivjet paraqitjet e tij janë mbresëlënëse. 193 centimetra i gjatë, por tejet i zoti me këmbë ka koleksionuar 117 ndeshje si profesionist teksa krenohet edhe me shtatë prezenca me kombëtaren e vendit të tij.

Vlerësohet 25 milionë, por raportet e mira të Milanit me klubin francez mund të bëjnë që shuma të ulet e të shpërndahet në këste siç u bë me Tomorin.

ALTERNATIVAT – Emri i dytë i piketuar nga Maldini është Andras Kristensen. Atij i skadon kontrata me Çelsin pas 6 muajsh dhe klubi londinez po mundohet shumë të rinovojë. Nëse bisedimet rezultojnë negative atëherë “blutë” do të detyrohen ta shesin për të mos e humbur falas në verë. Me 5-7 milionë euro çështja mund të mbyllet, por duhet bindur edhe danezi që preferon të qëndrojë në Angli ku nuk është se i mungojnë ofertat.

Nataniel Filips i Liverpulit pëlqehet shumë dhe ka lënë përshtypje të mira në ndeshjen e Champions-it që ekipi i tij luajti ndaj Milanit. “Të kuqtë” pretendojnë 12 milionë euro dhe është pikërisht shifra që step kuqezinjtë duke qenë se 24- vjeçari ka luajtur vetëm 46 ndeshje si profesionist.

“La Gazzetta dello Sport” thekson se këto janë tri pistat që Maldini planifikon të ndjekë, teksa Milenkoviç i Fiorentinës, Felipe i Lacios apo Rudiger janë të gjithë profile që do të diskutohen në verë në rast se “Djalli” nuk arrin të gjejë një marrëveshje me Alesio Romanjolin, të cilit i skadon kontrata në qershor dhe është në bisedime me klubin për rinovimin.

Related posts

I IMPRESIONUAR NGA SULMUESI I RI I NAPOLIT/ Insigne: Më kujton Cavanin, është fantastik kur…

Delo.autor

ARRIHEN MARRËVESHJET E REJA/ Inter u rinovon kontratat 3 titullarëve, ja emrat

Delo.autor

ISH-PRESIDENTI I CRYSTAL PALACE/ Jordan: Konfirmimi i Solskjaer është shkatërrimi për Man United

Delo.autor

Leave a Comment