Futboll

Dueli me PSG mund të vendosë të ardhmen e Ronaldos

Është bërë autor i 11 golave në 18 ndeshje të La Liga-s, por Cristiano Ronaldo është ende në qendër të kritikave në Spanjë. Diferenca e pagës së tij me Lionel Messi-n dhe Neymar kanë rritur ndikimin te Topi i Artë i Portugalisë. Ndërsa informatat dërgojnë atë te PSG, Manchester United apo në klube të tjera. Luis Campos, mik i CR7, pas një vizite në Madrid foli për të ardhmen e sulmuesit.

“Cristiano tashmë është në moshën 33-vjeçare, nuk është më ai që kemi njohur në moshën 17-18 vjeç. Është transformimi i një gjeniu dhe personi, i cili mund të kuptojë se si mund të përmirësohet gjithnjë. Por tashmë ka lindur një pyetje nëse ai do të qëndrojë apo do të largohet nga Real-i”.

“Unë i kuptoj negociatat që po ndodhin tani. Nëse Real Madrideliminohet nga PSG, çdo gjë do të ngrejë pikëpyetje. Ne duhet të ribëjmë gjithçka. Por jam i qartë se nëse largohet nga Real-i, ai do të shkojë në një klub të madh”, tha këshilltari i Gerard Lopez, president i LOSC Lille për “Telefoot”. /EDS/

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Talenti i Ligue 1 dy muaj jashtë. ndryshon strategjia e Milanit, tre emra të tjerë në objektiv

Delo.autor

ÇFARË PO NDODH/ Në dyshim RINOVIMI me Napolin, HYSAJ pret deri në…

Isa.Autor

Manchester United, vendi i dytë kalon nga Bournemouth…

Sadik.Autor

Leave a Comment