Futboll Seria A

Inter nuk lëshon ‘pe’ ndaj Realit, përgatit rinovimin me Icardin

Teksa Real Madrid është duke kaluar një periudhë jo të mirë këtë sezon, Florentino Perez vendos që të bëjë një blerje rekord këtë verë, duke bërë një ose më shumë “goditje”. Dëshira e madhe e presidentit të Real Madrid është Mauro Icardi. Argjentinasi po bën një sezon të mirë me Inter-in këtë sezon duke rënë në syrine e “Merenegue”-s.

Megjithatë, do të duhet shumë punë për të bindur atë që të largohet nga Inter-i, pasi drejtuesit e klubit italian do të synojnë zgjatjen e kontratës. “Deri në fund të sezonit do të takohemi me Icardi-n për kontratën e tij”, tha Piero Ausilio, drejtor sportiv i klubit, sipas Premium Sport. “Mauro e njeh vullnetin tonë dhe kur e duam njëri-tjetrin, nuk ka nevojë të rregullojmë datat specifike”. A do të jenë sirenat e Real Madrid-it më të forta se dashuria midis argjentinasit dhe klubit të tij?

Related posts

E PABESUESHME/ Mesfushori shqiptar realizon një SUPER GOL nga faulli në Kupën e Mbretit të Spanjës (VIDEO)

Delo.autor

Seedorf: Gattuso e ka rikthyer në nivele te larta Milanin

Sadik.Autor

Reina e konfirmon largimin, nuk e përmend Milanin

Q.Autor

Leave a Comment