Futboll Seria A Sport

“MË VJEN KEQ SI PËRFUNDOI ME MILANIN…”/ Piatek i hipën avionit për në…

Një vit më parë cilësohej si arma më e fortë që do të ringjallte Milanin, këtë vit largohet si dështimi i radhës i kuqezinjve, të cilët gjithsesi kanë arritur të rifitojnë atë që kishin shpenzuar për të.

Krzysztof Piatek i ka dhënë lamtumirën sot Milanit, duke udhëtuar në darkë drejt Gjermanisë, ku do të firmosë për Herta Berlin.

“Më vjen keq si përfundoi me Milanin”, ishin fjalët e vetme të Piatek.

Sulmuesi polak, një ditë pasi luajti pa lënë shenjë në Kupën e Italisë, ka gjetur akordin me skuadrën ku është trajner Jurgen Klinsman dhe do të vihet nën urdhrat e këtij të fundit, pasi te Milani nuk e shohin si të nevojshëm kontributin e tij.

Kuqezinjtë e kanë shitur futbollistin për 27 milionë euro, të njëjtën shifër që shpenzuan për ta marrë nga radhët e Genoas vitin e kaluar.

Ndërkohë, futbollisti atje do të ketë mundësinë që të luajë më rregullisht e sidomos të fitojë më shumë pasi rroga që i ofronte klubi gjerman është prej 4 milionë eurosh në vit, më shumë sesa përfitonte te italianët.

Kësisoj të gjithë palët janë të kënaqura dhe Piatek do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në një kampionat ku sulmuesit polakë zakonisht shkëlqejnë.

Related posts

Suarez, asistues i golave të parë të Coutinhos në Liverpool dhe Barcelonë

Q.Autor

Stërvitje në vapë, Dalipi konsultohet me Bardhin në prag të sfidës me Lushnjën

Sadik.Autor

“KAKA I RI”/ PAQUETA flet për herë të parë si “djall”: I lumtur dhe entuziast

Isa.Autor

Leave a Comment