Futboll La Liga Sport

Real Madrid gati për historinë, këto janë 5 arsyet pse madrilenët fitojnë Champions League

Real Madrid do të përballet ditën e shtunë në Kiev nga Liverpool. Madrilenët janë fituesit në fuqi të turneut të cilin e kanë fituar 2 herë rradhazi. ‘The Reds’ shfaqen si sfidantët që do e tentojnë ti rrëzojnë nga froni, por ‘los galacticos’ duket se nuk kanë ndërmend të hapin rrugë. Më poshtë Newsport.al ka rendituar 5 aryse se pse Real Madrid mund ta fitojë sërish Champions League.

1. Eksperienca. Madrilenët janë ekipi më i titulluar i Champions League me 12 trofe të fituar. Po ashtu ata vendosën një rekord të veccantë ku pas viteve 90 u bë e para skuadër që e fitoi dy herë rradhazi këtë kompeticion. Gjithashtu në 4 vitet e fundit,Real Madrid ka qenë 3 herë në finale duke i fituar të 3 finalet.

2. Cristiano Ronaldo. Portugezi është një ‘armë’ më shumë në fushën e lojës dhe mund të thuash që loja të nis 1-0. Ambicia e tij për të fituar Topin e Artë që do e bënte atë më të mirin e të gjitha kohërave patjetër që do e ndihmojë shumë ekipin e ‘los blancos’.

3. Zinedine Zidane. E ka provuar fitoren si futbollist dhe trajner, por francezi po i tejkalon pritshmëritë e të gjithëve. Në ndeshjet vendimare në Champions League në gjithë këto vite ia ka dalë me sukses. Të njëjtën gjë do provojë edhe në Kiev.

4. Sergio Ramos. Absolutisht mbrojtësi më i mirë në Botë. Kapiteni i Real Madrid është një lojar unik që nuk di vetëm të mbrojë, por edhe të shënojë në rastet kur ekipi ka nevojë. U pa sa i rëndësishëm ishte kur mungoi kundër Juventusit në Madrid dhe bardhezinjtë për pak sa nuk bënë të pamundurën.

5. 0 tituj. Nëse Real Madrid nuk fiton në Kiev do e mbyllë sezonin me 0 tituj. Do ishte një rekord negativ në historinë e tyre dhe një klub i tillë nuk mund ta lejojë diccka të tillë të ndodhë.

Related posts

THIAGO SILVA U TRANSFERUA TEK CHELSEA/ Neymar postim emocionues për shokun e tij: Do më mungojë…

Delo.autor

SHOKON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ish-lojtari i Manchester United: Kur isha 13 vjeç jam abuzuar seksualisht nga…

Delo.autor

E TRISHTË/ Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta legjenda e Milanit

Delo.autor

Leave a Comment