Futboll Sport

SPORTI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti kampion…

Ish-futbollisti i Elbasanit, Konstadin Rama është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Konstadin Rama, ka patur një karrierë të suksesshme si futbollist dhe pas shkëputjes nga sporti së bashku me familjen emigroi në shtetin fqinj të Greqisë.

Ai do të mbahet mënd nga të gjithë edhe për faktin se ishte lojtar i formacionit bazë të ekipit Labinoti, që u shpall kampion në edicionin 1983-1984.

Por emri i tij është i shkruar me germa të arta krahas të gjithë atyre që kanë kontribuar në shpalljen kampion të ekipit të futbollit të qytetit të Elbasanit që kulmin e sukseseve deri në atë kohë e shënoi fitorja e kampionatit kombëtar të futbollit, pikërisht në 13 Maji 1984 në ish-stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në ndeshjen Partizani – Labinoti 1-2, ku Labinoti u shpall kampion një jave para përfundimit të kampionatit.

Related posts

GOLI I PARË ME ROMËN/ Natë me fat për Marash Kumbullën. Ja VLERËSIMI që mori pas ndeshjes

F.autor

FINALJA E KUPËS SË BULLGARISË/ Tifozët thyen distancimin social, federata gjobitet nga Ministria e Shëndetësisë

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ U afrua në janar, Tirana nis bisedimet për prishjen e kontratës me sulmuesin…

Delo.autor

Leave a Comment