* Përballja numër 147 mes Interit dhe Bolonjës në Serinë A: në 146 precedentët, bilanc prej 70 fitoresh i zikaltërve, 35 barazime dhe 41 të kuqebluve.
* Me tri pikët Konte do të plotësonte përkohësisht kolonën e sukseseve radhazi dhe serinë e fitoreve të njëpasnjëshme në Serinë A: në të dyja rastet zikaltrit janë të ndalur në dy.
* Nga rikthimi i Sinisha Mihajloviçit në stolin e Bolonjës, kuqeblutë kanë fituar vetëm dy nga tri sfidat e Serisë A kundër Interit (1 barazim), po aq suksese sa në 25 sfidat e mëparshme kundër zikaltërve (me 13 trajnerë të ndryshëm).
* Pas suksesit 2-1 të korrikut të kaluar, Bolonja mund të fitojë dy sfidat e ardhshme radhazi kundër Interit në Serinë A për herë të parë nga viti 1999.
* Nga fillimi i vitit 2012, Interi numëron katër humbje brenda fushe kundër Bolonjës në Serinë A, kundër asnjërës skuadër nuk ka humbur më shumë herë gjatë kësaj periudhe (4 edhe kundër Juventusit).
* Interi ka pësuar së paku dy gola në gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi, duke konsideruar të gjitha kompeticionet: nuk ka bërë asnjëherë më keq në histori që kur ekziston Seria A me dy faza.
* Bolonja është një nga dy skuadrat që nuk ka arritur ende të fitojë pikë kundër ekipeve në gjysmën e sipërme të klasifikimit (tjetra është Fiorentina).
* Duke përjashtuar pesë ndeshjet e para të kampionatit, ishte nga java e 16-të e edicionit 2013-’14 që Interi nuk mbyllte një javë të Serisë A me sulmin më të mirë të turneut (23 gola të shënuar deri tani, prapa qëndron Milani me 21).
* Konte ka një përqindje fitoresh prej 57% me Interin në shtëpi në Serinë A, raport më inferior krahasuar me periudhën te Juventusi (81%) dhe Çelsi (74%).