Champions League UEFA

Juventus-Tottenham, gjyqtari i ndeshjes është “problem” për të dy formacionet

Gjyqtari gjerman, Felix Brych, do të drejtojë ndeshjen e Champions League mes Juventus dhe Tottenham, e vlefshme për fazën e 1/8-ve të kompeticionit. Takimi do të luhet të martën në mbrëmje, në orën 20:45. Asistentët e Brych do të jenë Mark Borsch, Stefan Lupp. Bastain Dankert dhe Marco Fritz do të jenë arbitrat e portës me Markus Hecker që do të jetë arbitri i katërt.

Juventus nuk ka kujtime të bukuar me Brych, duke parë se 42-vjeçari nga Mynihu ka drejtuar finalen e Champions League të 2017-ës, e humbur 4-1 nga Juventus kundër Real Madrid. Bardhezinjtë kanë marrë dy fitore dhe dy humbje me Brych në fushën e lojës.

Ndërkohë, ecuria e Tottenham me Brych është akoma më e keqe, duke parë se dy ndeshjet e tyre të arbitruara nga gjermani kanë qenë një humbje 2-0 kundër Udinese në tetor të 2008-ës dhe një humbje 4-0 në çerekfinalet e Champions League kundër Real Madrid në 2011-ën. Pas 15 minutash lojë anglezët kanë mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Crouch.

Related posts

Shënimi i golave, befasi në kuotat që kanë Ronaldo dhe Lewandowski

Sadik.Autor

Europa League/ Kualifikohet skuadrat e parë në 1/8-at e finaleve

Q.Autor

KËRCËNON LIVERPOOL/ Mbrojtësi i Chelsea: Do ia bëjmë si në vitin 2014 kur…

F.autor

Leave a Comment