Champions League Futboll Sport

LIVERPOOL-BAYERN MUNICH/ “Champions League”: Shaqiri përballet për herë të parë me ish-klubin e tij (FORMACIONET ZYRTARE)

Xherdan Shaqiri do të përballët sonte për herë të parë kundër ish-klubit të tij, Bayern Munich, por ndeshjen do ta nisë nga stoli.

Liverpooli e pret Bayern Munichun në Anfield, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, në një natë të veçantë për kosovarin e Zvicrës, Xherdan Shaqirin, i cili do të përballët për herë të parë kundër ish-klubit të tij.

Megjithatë, 27-vjeçari ndeshjen do ta nisë nga stoli dhe sipas të gjitha gjasave do të aktivizohet në pjesën e dytë.

Shaqiri ka qenë pjesë e skuadrës historike të Bayern Munichut më 2013, e cila e fitoi tripletën duke triumfuar në çdo garë të mundshme atë sezon.

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Bayern Munichut zhvillohet sonte në orën 21:00 në Anfield.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Liverpool:

Bayern Munich: Neuer – Kimmich, Süle, Hummels, Alaba – Thiago, Martínez – Gnabry, James, Coman – Lewandowski

Related posts

Golashënuesi më i mirë kthehet te Manchester City…

Sadik.Autor

NË PRAG TË FINALES “COPPA DEL REY”/ Flet Messi: Nuk mendoj për “Topin e Artë”, ne duam…

Delo.autor

DERBI NDIZET NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ “Tirona Fanatics” nisin marshimin drejt stadiumit (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment