Futboll

VIDEO/ Godet gjiganti turk Besiktas, transferon një super lojtar

Janë të shumtë lojtarët që të magjepsin tek ky ekip: Quaresma, Pepe, Medel apo edhe Talisca, me pak fjalë, një ekip simpatik. Edhe pse në Janar bomberi Cenk Tosun përfundoi në Angli, për të veshur fanellën e Evertonit, ekip turk, është gati të bëjë gjithçka që është e mundur për të forcuar ekipin.

Është një lajm i këtyre ditëve se Besiktas është shumë afër mbylljes së marrëveshjes me një nga lojtarët më intrigues në qarkullim, përreth së cilit ka patur gjithmonë një hije misteri, i votuar disa herë si futbollisti më i mirë Aziatik, por luajtur asnjëherë në Evropë, pavarësisht disa tentativave.

Po flasim për Omar Abdulrahman, numrin 10 më të rëndësishëm të momentit në Emiratet e Bashkuara Arabe, një idhull i vërtetë në vendin e tij dhe midis atyre që ndjekin kampionatin aziatik. Abdulrahman luan në vendlindjen e tij me ekipin e Al-Ain, dhe këtu ai është bërë një idhull. Në të kaluarën ka patur kontakte me Manchester Cityn, e cila në vitin 2012 i kishte ofruar një periudhë prove : anglezët ishin të gatshëm t’i ofronin një kontratë, sepse talenti i tij ishte i padiskutueshëm, por për shkak të lejes së punës dhe çështjeve të tjera burokratike, marrëveshja nuk u realizua kurrë dhe që nga ai moment Omar ka mbetur gjithmonë në vendlindje, duke u bërë hero kombëtar.

Në Emirate, ai krahasohet, pa frikë, me Leo Messin. /EDS/

 

Related posts

SHKODRANËT MARRIN FRYMË/ VLLAZNIA sheh larg, drejtori i klubit “shpëton” financat

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Pas 11 minutash lojë, kapiteni Szalai ndëshkon me kokë Gjermaninë (VIDEO)

Delo.autor

KRITIKAT/ Në Angli hedhin dyshime mbi Romelu Lukakun: Ai i vlen ky 115 milionë euro?

Delo.autor

Leave a Comment