Futboll Ligue 1 Sport

PO BËHET VIRALE/ Mauro Icardi alarmon tifozët me postimin e fundit në rrjetet sociale

Mauro Icardi, i cili nuk do të jetë në dispozicion për transfertën e PSG në Dijon, në program këtë të shtunë, për shkak të një gastroenteriti, ka shqetësuar rrjetet sociale.

Në fotografinë e publikuar në Instagram, që ka bërë menjëherë xhiron e internetit, argjentinasi shfaqet i shtrirë në krevat duke marrë oksigjen.

Në fakt, bëhet fjalë për një metodë origjinale për të rikuperuar më shpejt nga lodhja e akumuluar.

Ka qenë Wanda Nara, gruaja e Icardi-t, që ka qetësuar tifozët, duke publikuar në Instagram një fotografi të darkës dhe duke shkruar: “Ushqim i thjeshtë dhe i shëndetshëm, zbrit të hash i dashur”.

Related posts

LAJM I MIRË PËR INTERIN/ Investitori amerikan troket në shtepinë zikalter

Delo.autor

Rooney si Ibra e Villa, transferohet në Amerikë te DC United

Sadik.Autor

ATY KU NISI GJITHÇKA/ Sergio Ramos shumë pranë rikthimit te Sevilla

F.autor

Leave a Comment