Futboll Ligue 1 Sport

A FLAS FRËNGJISHT? Neymar ofendon gjyqtarin: B*th*n time! (VIDEO)

Dy superyjet e PSG-së Nejmar dhe Mbape nuk janë larguar të kënaqur nga sfida e sotme kundër Montpejesë.

Braziliani u acarua me arbitrin, i cili e ndëshkoi me karton të verdhë në minutën e 38-ë të takimit. Në pushimin e ndeshjes, 27-vjeçari iu afrua njërit prej gjyqtarëve të takimit në tunel duke i kërkuar shpjegime në gjuhën portugeze. Kur arbitri i kërkoi të përgjigjej në frëngjisht, Nejmar e ofendoi me fjalët: “A flas frëngjisht? B*th*n time!” dhe goditi murin me një objekt në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të gjyqtarit kryesor Zherom Brisard.

Sjellja e tij dhe shokut të skuadrës Mbape, i cili u zhgënjye pas u zëvendësua në minutën e 68-ë të takimit dhe replikoi me teknikun e tij Tuhel nuk kanë kaluar pa u vënë re nga trajneri i PSG-së, i cili i dënoi veprimet e dy yjeve të ekipit.

Related posts

Kush është bukuroshoja që do hapë finalet e Botërorit?! (FOTO)

Sadik.Autor

VIDEO/ Reali barazon sfidën. Shpëtimtari i “Blancos” gol me kokë

Q.Autor

JOAO FELIX/ Shifrat tregojnë se është më i mirë se Messi dhe Ronaldo

F.autor

Leave a Comment