Futboll Sport

Skënderbeu afron Erlis Frashërin, rinovojnë Muzaka dhe Radas

Dënimi i UEFA-s dhe pritja e përgjigjes nga CAS-i i Lozanës, fakti që edhe këtë vit nuk do luajnë në Europë, largimi i trajnerit Daja apo transferimet e Lilajt dhe Xhejms te Gabala në Azarbajxhan nuk e kanë ndryshuar strategjinë te Skënderbeut.

Korçarët synojnë të mbeten në nivele të larta dhe këtë e konfirmojnë me goditjet më të fundit. Blerja e parë zyrtare e bardhekuqve për sezonin e ri është Erlis Frashëri. Mbrojtësi që spikati sezonin e kaluar me Kamzën ka gjetur akordin me klubin dhe zyrtarizimi është vetëm çështje orësh.

Në këtë mënyrë 30-vjeçari nga Korça kthehet në shtëpinë e tij pas tetë vjetëve. Për herë të fundit Frashëri luajti me Skënderbeun në sezonin 2009/2010, por u largua pas qëndrimit në elitë dhe prej aty nisi krijimi i ekipit milioner. Gjatë kësaj periudhe, në karrierën e tij mbrojtësi ka luajtur mes të tjerave me Teutën, Partizanin e Luftëtarin.

Tjetër lajm i rëndësishëm për Skënderbeun është edhe rinovimi i kontratës nga dy prej shtyllave të ekipit, mbrojtësi veteran Marko Radas dhe mesfushori Gjergji Muzaka, ndërsa nga emrat e rëndësishëm pritet të mësohet nëse Kristi Vangjeli dhe Gledi Mici do të sigurojnë një kontratë jashtë Shqipërisë, apo do të rikthehen.

Gjithsesi, grupi i Skënderbeut duket i plot, edhe prej rikthimeve të lojtarëve që kanë qenë të huazuar. Nga sulmuesi Oto Xhon që mbylli aventurën te Trepca ’89 dhe do të zëvendësojë Ali Soue, për të vazhduar me Bruno Lulajn, që kthehet nga Laçi për të qenë pasuesi i Tefik Osmanit. Korçarët kanë rikthyer në ekip edhe Çarls nga Rabotniçki dhe Ardit Hoxhajn nga huazimi te Flamurtari, me kontingjentin që po merr formë përpara startit të përgatitjeve më 5 korrik, me Orges Shehin që nis aventurën në stol.

Download WordPress Themes Nulled and plugins. RECOMMENDED FOR YOU
Pacult: Ndeshjet e Championsit tregojnë si kemi punuar Behar Maliqi ikën nga Feronikeli, firmos për një vit me Llapin Ibrahimovic mirëpret LeBron James: Tani LA ka Zotin dhe Mbretin!

Related posts

BOTËRORI 2022/ Mundësi e pabesueshme për Bajramin ndaj Andorrës, fantazisti gabon gjithçka (VIDEO)

Delo.autor

Interi, ndaj Lazios për të ‘shkelmuar’ krizën

Q.Autor

“MË SHUMË SE NJË NDESHJE FUTBOLLI”/ Mediat europiane reportazh emocionues për sfidën Kosovë-Angli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment