Futboll Premier League

Wenger: Aubameyang ka ndikuar në vetëbesimin e Lacazette

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se transferimi i Pierre-Emerick Aubameyang ka ndikuar edhe në vetëbesimin e Alexander Lacazette

Sulmuesi francez, Alexander Lacazette ishte fytyra tragjike në derbin ndaj Tottenhamit, pasi dështoi të shënonte edhe pse ishte disa herë i vetëm me portierin.

Sipas trajnerit Arsene Wenger arsye për këtë mungesë vetëbesimi është edhe transferimi i Pierre-Emerick Aubameyang.

“Ai është shumë i mirë një me një me portierin”, tha fillimisht Wenger.

“Ndoshta vetëbesimi i tij nuk është në lartësinë e duhur, sepse ka parë që ka ardhur një konkurrent në pozitën e tij”.

Aubameyang që prej transferimit në Arsenal ka luajtur nga fillimi, ndërsa Lacazette ka qëndruar në bankën rezervë.

Related posts

E TRISHTË/ Kampioni i botës: As BOTËRORI nuk më mjaftoi të gjeja BABAIN TIM

Isa.Autor

BARAZIM SPEKTAKOLAR NË VLORË/ Flamurtari ndanë pikët me Kurbinasit

Delo.autor

NDOQI DERBIN NDAJ TIRANËS NGA TRIBUNA/ Sulmuesi i ardhur me bujë jashtë planeve të Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment