Futboll Seria A

Humbja ndaj Interit, Donadoni kapet keq me gjyqtarët

Trajneri i Bolognas, Roberto Donadoni, ka kritikuar gjyqtarët për penalltinë e mos dhënë dhe dy kartonët e kuq ndaj Interit.

Ibrahima Mbaye u përjashtuar pas dy kartonëve të verdhë brenda katër minutash, kurse Adam Masina direkt me të kuq pasi shkeli në këmbë Lisandro Lopezin.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1, për vendasit shënuan Eder dhe Yann Karamoh, ndërsa golin për mysafirët e shënoi ish-sulmuesi zikaltër, Rodrigo Palacio.

“Ka keqardhje që përfunduam ndeshjen me nëntën lojtarë, por pavarësisht të gjithave ne gati barazuam”, ka thënë Donadoni për Mediaset Premium.

Trajneri i Bolognas u ankua që gjyqtari nuk dha penallti te prekja me dorë nga Danilo D’Ambrosios.

“Gjëja që më bezdis më së shumti janë kartonët. Mbaye u ndëshkua fillimisht se u provokua, ndërsa për kartonin e Masinas mendoj se duhet të shikojmë ngjarjen në përgjithësi”, ka shtuar Donadoni.

https://youtu.be/l5w3bkWIboo

Related posts

RIVAL NGA SUPERIORJA/ Ja me kë do të luajë Kukësi në miqësore para ndeshjeve të Europa League

Delo.autor

SKANDALI I PËRDHUNIMIT/ Shpërthen RONALDO: Kjo që po ndodh është e…

Isa.Autor

“ÇFARË GOLI…”/ U bë hero duke shënuar në minutën e 95-të, Neuer mahnitet nga goli i Alisson (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment