Futboll Seria A

Di Francesco: Fillim i ri për Romën, Cengiz mund të bëhet lider në fushë

Eusebio Di Francesco dëshiron që fitorja ndaj Beneventos të jetë një pikë rifillimi për Romën dhe thotë se e ka ditur se Cengiz Under do të rezultojë lojtar i mirë.

Giallorossët fituan me rezultat 5-2 dhe e tejkaluan Lazion në tabelë, ndërsa kishte kohë që nuk kanë shënuar kaq gola në një ndeshje.

“E nisëm më një hendikep”, e ka nisur trajneri intervistën për Mediaset Premium duke iu referuar golit të hershëm të Guilhermes që e heshti Olimpicon.

(Foto: Getty Images)

“Si gjithmonë, skuadra krijojë shumë raste shënimi, mirëpo jam i irrituar për mënyrën se si i pranuam dy golat”.

“Kjo duhet të jetë një pikë fillimi për ne. Ishte e rëndësishme që t’u kthehemi fitoreve (Roma ka shënuar dy fitore radhazi), por edhe që Edin Dzeko dhe Gregoire Defrel duhej t’iu ktheheshin golave”, ka deklaruar Di Francesco.

Dzeko i dha fund serisë së ndeshjeve pa gola, ndërsa më shumë dukej i hidhëruar sesa i kënaqur.

Ndërkohë që ylli i ndeshjes ishte turku 20 vjeçar Cengiz Under, i cili në dy ndeshje ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime.

“Jam i kënaqur se lojtarët e rëndësishëm i ndryshojnë ndeshjet… Cengiz Under është vetëm 20 vjeç… Nëse vazhdon të stërvitet me përkushtim dhe ambicie, ai mund të bëhet lider në fushë”, ka shtuar trajneri.

Related posts

ANALISTIN E “TËRBON” VAR-I/ Evra bën gjestin epik duke u bërë viral në rrjet (VIDEO)

Delo.autor

TRAJNERI I MILANIT ME IDE TË PAQARTA/ Donnarumma-Suso, dy nyjet e kuqezinjve për financat

Delo.autor

Duka i sigurtë/ S’ka “prerje kokash”, kombëtarja është në lojë për kreun e grupit

Isa.Autor

Leave a Comment