Futboll Sport

KORONAVIRUSI “BURGOS”/ Drama e yllit të Kinës që stërvitet mbi çatinë e pallatit (VIDEO)

Një epidemi e rëndë ka tronditur Kinën dhe jo vetëm. Më shumë se 20 mijë persona rezultojnë të infektuar nga Coronavirusi, ndërkohë që ky numër vjen në rritje dita ditës.

Vatra e këtij virusi vdekjeprurës është qyteti i Uhan. Futbolli në kampionatin kinez është pezulluar, teksa një prej yjeve të kombëtares së femrave të Kinës, Uang Shuang, mund të humbasë grumbullimin me kombëtaren Olimpike.

25-vjeçarja është nga qyteti i Uhan, teksa nuk mund të largohej prej andej, deri sa situata të normalizohet. E ndodhur në këtë situatë të vështirë, futbollistja e ka thuajse të pamundur të krijojë kushtet për t’u stërvitur, teksa së fundmi ka publikuar një video duke luajtur së bashku me vëllain e saj, mbi çatinë e pallatit ku banojnë.

Mesfushorja Shuang momentalisht është pjesë e skuadrës lokale të Uhan ku ka luajtur 12 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 3 gola. Me kombëtaren e Kinës ka luajtur 104 ndeshje dhe ka shënuar 28 gola.

Related posts

Xherdan Shaqiri: Agjentët po merren me të ardhmen time

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Guardiola kërkon tek Manchester City një kampion bote

Isa.Autor

Wolverhampton, gati të paguajë 40 milionë euro për mbrojtësin e Interit

Sadik.Autor

Leave a Comment