Futboll Seria A Sport

TRIUMFOJNË ME “POKER”/ Juventus ruan hapin e Milanit dhe Interit, Ronaldo e nis vitin me 2 gola dhe asist

Juventusi ka reaguar menjëherë pas humbjes 0-3 ndaj Fiorentinës dhe këtë e ka bërë në ndeshjen e parë të këtij viti, duke mundur 4-1 Udinesen në “Juventus Stadium”.

Viti nisi në mënyrë të shkëlqyer edhe për Ronaldon, i cili ishte autor i dy golave në këtë fitore të bardhezinjve, ndërkohë asistoi edhe në golin e Chiesa-s.

Në minutën e 90, Udinese shkurtoi diferencën, por Dybala e vulosi rezultatin në 4-1 në fundin e takimit.

Me herët, edhe Interi e Milani arritën të fitojnë, duke mos i lënë mundësi bardhezinjve të afrohen, të cilët tashmë kanë shkuar në kuotën e 27 pikëve, 10 më pak se Milani, por me një ndeshje më pak, atë ndaj Napolit.

Të mërkurën, Juventusi i Pirlos do të përballet me Milanin e Piolit, një takim që pritet të vendosë shumë për fatet e dy skuadrave këtë sezon.

Related posts

U eliminua nga Marseille, por Salzburgu feston titullin ne Austri

Sadik.Autor

“ISHTE SHUMË PERFEKT PËR MUA”/ Ish-gruaja e Kaka tregon pse u divorcua nga braziliani: Nuk më tradhtoi kurrë

F.autor

DERBI I KKRYEQYTETIT/ Ja cili arbitër do të vendosë drejtësi sot në Tirana-Partizani

Delo.autor

Leave a Comment