Futboll Ligue 1 Sport

PAS IRRITIMIT PAS ZËVENDËSIMIT/ Mbappe sërish problematik, veprimi i fundit shtang Tuchel

Kylian Mbappe reagoi shumë keq ndaj trajnerit të tij Thomas Tuchel në momentin që ky i fundit e zëvendësoi në minutën e 69′ kundër Montpellier. Sulmuesi e teproi, ndërsa në aksion u fut dhe drejtori sportiv Leonardo që u mundua të ulte gjakrat në një takim që pati me të dy.

Numri një i stolit e analizoi ndeshjen përpara skuadrës, por dhe sjelljen e Mbappesë. Sulmuesi nuk pranoi të kërkonte falje për veprimin e tij përpara skuadrës dhe marrëdhënia nuk është aq e mirë mes palëve.

Mbappe e ka mendjen në Spanjë aty ku Reali e pret krahëhapur dhe po mundohet që të shprehë hapur pakënaqësitë e tij në Paris. Tuchel nga krahu tjetër kërkon të vendosë autoritetin, por mund të jetë “viktima” për drejtuesit e PSG-së që duan të rinovojnë me yllin e tyre.

Related posts

KATAR 2022/ Pas 14 minutash lojë, mesfushori Ward-Prose ndëshkon San Marino-n (VIDEO)

Delo.autor

Vllaznia kërkon maksimumin përballë një Flamurtari të “plagosur”

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Igli TARE mjeshtër i merkatos, pranë akordit me sulmuesin DEMBELE

Isa.Autor

Leave a Comment