Futboll Sport

VLAHOVIÇ PËRBALLË LAUTAROS/ Sonte supersfida Juventus-Inter kalon nga… bomberat

Një betejë titanësh si ajo mes Juves e Interit që do të luhet mbrëmjen e nesërme, ka në gjirin e saj duele po të përmasave të tilla në çdo repart, por pa dyshim që reflektorët e “Allianz Stadium” do të jenë të gjithë mbi bomberat.

Vlahoviç e Lautaro janë gati për të treguar rëndësinë që kanë për skuadrat respektive. Jo vetëm për skuadrat, por të dy luftojnë edhe për fronin e sulmuesit më të rëndësishëm të kampionatit, për të cilin edhe pse sulmuesi bardhezi është më i avantazhuar, argjentinasi është më i uritur se kurrë për të qenë pretendent.

Por ndërsa të dy janë thelbësorë për trajnerët, le të lëmë të pakundërshtueshmit, numrat, të flasin për rendimentin e asaj që pritet të jetë sfida e golit.

SHIFRAT – Dushan Vlahoviç ka mbërritur në Torino në janar dhe që atëherë e ka ngritur peshë qytetin dhe stadiumin. Serbi nuk ka kursyer asgjë nga paraqitjet e së shkuarës me Fiorentinën duke qenë po aq efikas.

VLAHOVIC

Nga ana tjetër në aventurën e tij 4-vjeçare me Interin, ky është një nga momentet më të vështira të Lautaros, por demi i plagosur, ka treguar që kur shënon nuk di të ndalet.

Të dy sulmuesit kanë koleksionuar 27 ndeshje këtë sezon me Vlahoviçin që ka nisur gjithmonë si titullar (përfshirë ato me Fiorentinën) dhe me Lautaron që në 6 prej tyre ka hyrë si zëvendësues.

Të dy nuk kanë ngurruar t’i udhëheqin skuadrat me mënyrat e tyre, por për sa i përket golave 21 të juventinit janë dukshëm superiore ndaj 14 rrjetave të argjentinasit, kurse në asiste kryeson po serbi 3-2.

Më të larmishme dhe mënyrat e shënimit të Dushanit që ka gjetur golin 5 herë me penallti, 3 herë me kokë dhe 1 herë me goditje dënimi kundrejt 3 penalltive dhe 2 golave me kokë të sulmuesit zikaltër.

Përpos kësaj, 24- vjeçari i Interit është nga ata që kontribuon më shumë për skuadrën. Pasimet e tij kanë një saktësi prej 72.7% dhe 24 prej këtyre pasimeve kanë rezultuar kyçe për skuadrën, ndërsa për sulmuesin e “Zonjës” 2 pasimet kyçe vijnë bashkë me një saktësi pasimi 70%.

Edhe perimetri i fushës ku të dy preferojnë të qëndrojnë është i ndryshëm. Vlahoviç është shumë i fortë në lojën në ajër ku ka fituar 53 duele, kurse Lautaro ka rikuperuar 53 topa në duelet një kundër një.

Vetëm 1 gol i Vlahoviçit ndaj Interit(me fanellën e Fiorentinës) dhe 3 gola të Lautaros ndaj Juventusit (asnjë në “Allianz”), premtojnë që angazhimi i të dyve do të jetë maksimal jo vetëm për fitoren, por edhe për të ndryshuar këto shifra.

Related posts

U RIKTHYE NGA DËMTIMI PAS 3 MUAJSH/ Bennacer: Me Ibrën do të fitojmë shpesh, na presin 10 finale

Delo.autor

Entuziazëm në Torino, po zbarkon Cristiano Ronaldo

Sadik.Autor

STUDION MERKATON E ARDHSHME/ Shifra bombastike, Real Madrid ka gati ofertën GALAKTIKE për Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment