Futboll La Liga Sport

RONALDO FESTON 35-VJETORIN/ Florentino Perez: Urime lojtarit më të mirë në botë!

Bota e futbollit feston këtë të mërkurë 35-vjetorin e lindjes së Cristiano Ronaldos.
Ndër mesazhet e panumërta uruese, spikat ai i presidentit të Real Madridit, Florentino Pérez. Në një mesazh, të dërguar përmes gazetës portugeze “Record”, ai tha: “Urime për lojtarin më të mirë në botë, ju kujtojmë dhe duam shumë”. 
Kjo gazetë portugeze publikon edhe urimin e talentit të Atlético Madrid, João Felix: “Nuk dyshoj se Ronaldo është lojtari më i mirë në botë. Dëshiroj të vazhdoj të luaj përkrah tij në kombëtare”.
Nga ana tjetër, një nga njerëzit më të rëndësishëm në karrierën e Ronaldos, Alex Ferguson, që e mori atë te Manchester United, theksoi aspektin njerëzor të CR7 dhe i tha gazetës portugeze: 
Ai është një lojtar i madh dhe, më e rëndësishmja, një njeri i shkëlqyeshëm”.

Related posts

PLAS TEK INTERI/ Spalletti iu kërkon falje, tifozët i kujtojnë Conten, gati lëvizja e bujshme…

Isa.Autor

Ancelotti uron Bayern-in, Robben paralajmëron klubin

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Nisin kontaktet e para, Napoli në ndjekje të talentit shqiptar

F.autor

Leave a Comment