Futboll Seria A Sport

NDIZET DERBI I “MADONINËS”/ Mesfushori Sensi: Ibrahimovic më shumë se frikë!

Tifozët dëshirojnë ta shikojnë sërish në fushë me vazhdimësinë e fillimit të sezonit, përpara atij dëmtimi të mallkuar kundër Juventusit. Stefano Sensi punon për të qenë sa më parë në fushë, ndoshta edhe në derbin kundër Milanit.

I intervistuar nga mediat italiane, mesfushori i Interit është shprehur: “Ndihem mirë, punoj për të qenë në 100% në derbi. Do ta vlerësojmë situatën ditë pas dite. Jam i përqendruar vetëm te stërvitjet, kaloj gjithë ditën në fushë dhe do e bëj edhe gjatë këtyre ditëve për të qenë të dielën.

A do të jem? Nuk e di, pyesni trajnerin, ndoshta jo nga minuta e parë. Frikë nga Ibra? Më shumë se frikë, duhet të tregojmë kujdes sepse është një kampion që ka rritur vëmendjen e Milanit.sensi

Eriksen? Do të duhet vetëm të ambientohet, por bashkë me të do të hedhim hapin cilësor. Unë si Iniesta? Jo, ai është unik. Megjithatë, mësoj prej tij, sepse jemi të ngjashëm”.

Related posts

VIDEO/ Një shembull i rrallë “fair-play”, shikoni çfarë ndodh në Turqi

Q.Autor

Lëv i rikthehet vesit, tifozët: Na sjell fat kur ha “gjërat” që gjen brenda hundës (VIDEO)

Sadik.Autor

Milan-Atalanta/ “Djalli” ka 1 humbje në 5 ndeshjet e fundit kundër “bergamaskëve”

Isa.Autor

Leave a Comment