Futboll Seria A Sport

DERBI I “MADONINËS”/ Ibrahimovic i vetëm në sulm, ja formacioni i mundshëm

Derbi i Madoninës është kthyer në një makth për Milanin, me kuqezinjtë që nuk fitojnë prej disa vitesh. Fitoren do të përpiqet ta rikthejë Stefano Pioli, dhe mbi të gjithë Zlatan Ibrahimovic.

Në kuadër të takimit, trajneri i kuqezinjve duket se ka qartësuar çdo gjë edhe sa i përket formacionit. Një Milan që do të vijë me ndryshim të madh, pasi Pioli ka zgjedhur skemën e tij të preferuar për mbrëmjen e sotme, 4-2-3-1.

Numri një i stolit të “Djallit” ka braktisur 4-4-2, duke lënë të vetëm në sulm Zlatan Ibrahimovic dhe duke ulur në stol Leaon. Një fanellë titullari ka për Rebic që luan në krah të majtë, duke i dhënë mundësi Hakan Calhanoglu që të luajë në pozicionin e tij të preferuar, atë të trekuartistit.

Castillejo luan nga e djathta, ndërsa në qendër vendosen Kessie dhe Bennacer. Mbrojtja gjithashtu ka ndryshime nga ndeshja e fundit me Veronën, ku rikthehen Conti dhe Kjaer, të cilët fitojnë balotazhin me Musachion dhe Calabrian. Romagnoli, Theo dhe Donnarumma të palëvizshëm.

MILAN (4-4-1-1): G. Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Castillejo, Kessie, Bennacer, Rebic; Calhanoglu; Ibrahimovic.

Related posts

KLOPP DREJT LARGIMIT NGA “TË KUQTË”/ Liverpool e ka gati zëvendësuesin. Legjenda e klubit projektohet në stol

Delo.autor

Basel shënon supergol ndaj Cityt

Q.Autor

LIVE/ Ndërhyrje e rrezikshme: Trashi ndëshkohet me karton të kuq (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment