Futboll Seria A Sport

DERBI I “MADONINËS”/ Conte mendon “revolucion” kundër Milan, ja formacioni i mundshëm

Humbja e Juventusit mbrëmjen e kaluar, i jep një motiv më shumë Interit për të triumfuar mbrëmjen e sotme në derbin e Madoninës përballë Milanit. Zikaltrit kanë shansin e artë për të kapur “Zonjën e Vjetër” në krye në rast fitoreje.

Në kuadër të ndeshjes, Conte duket se do të bëjë një ndryshim të madh, që madje nuk e ka provuar kurrë këtë sezon. Sipas raportimeve të fundit nga kampi zikaltër, trajneri ka provuar si sulmues të vetëm Lukakun, ndërsa në mbështetje të tij do të qëndrojë Eriksen.

Pra, skema që Inter pritet të luajë ndaj Milan do të jetë 3-5-1-1. Padelli është konfirmuar në portë, pasi Handanovic nuk shtë i gatshëm. Në mbrojtje do t’i besohet D’Ambrosios, i cili luan përkrah dyshes Skriniar-De Vrij. Candreva dhe Young nga krahët, ndërsa në qendër luajnë Vecino, Brozovic dhe Barella.

Pak më i avancuar do të jetë Christian Eriksen, ndërsa Lukaku do të jetë i vetëm në sulm, me Esposito dhe Sanchez që qëndrojnë në stol.

INTER (3-5-1-1): Padelli; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar; Candreva, Vecino, Brozovic, Barella, Young; Eriksen; Lukaku.

Related posts

SHERRET E RONALDOS ME TRAJNERËT/ Ja përplasjet e ashpra që CR7 ka pasur në karrierën e tij

Delo.autor

KUALIFIKUESET EURO-19 PËR VAJZA/ Shqipëria fiton ndaj Malit të Zi, vendosin golat e Qoses dhe Ndojt

F.autor

MERKATOJA E BUJSHME/ Real Madridi gati të ofrojë 90 milionë euro për yllin e Juventusit

Delo.autor

Leave a Comment