MMA Sport

NJË DUEL I TEPËR I LUFTUAR/ Latifi debuton me humbje në peshën e rëndë (VIDEO)

Në eventin UFC-247 zhvilluar sot në Hjuston, Teksas, u zhvilluan edhe dy duele “big”. Shqiptari Ilir Latifi, që duelonte për herë të parë në peshën e rëndë, humbi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Derrick Lewis. Një duel i barabartë, që mund të ishte fituar edhe nga Latifi (duelon për Suedinë), por gjyqtarët ia dhanë fitoren Lewis (29-28, 29-28, 29-28 vendimi i 3 gjyqtarëve për Lewis).

Te femrat, Valentina Shevchenko, mbrojti titullin kampion bote në peshën “flyweight”, duke mundur me “KO teknik” në raundin e tretë sfidanten Katlyn Chookagian. Një duel i dominuar nga sportistja peruane por me origjinë ruse, që arriti t’i japë goditjen përfundimtare rivales së saj vetëm në raundin e tretë. Përvoja e Shevchenko bëri diferencën në këtë sfidë, duke qëndruar kampione.

Related posts

NË ITALI YLLIN E JUVENTUS PO E “MASAKROJNË”/ Trajneri i Argjentinës: Po vuan, e përqafojmë nga larg

Delo.autor

“NUK KISHIM ENERGJINË DHE FRESKINË E DUHUR”/ Sadiku: Duhet harruar sa më shpejt si ndeshje dhe…

Delo.autor

SHKËMBIM I BUJSHËM/ Tottenham jep Eriksen por kërkon talentin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment