Futboll Sport

MESSI APO RONALDO? Alexander-Arnold jep përgjigjen që nuk e priste askush

Trent Alexander Arnold ka zhvilluar një bashkëbisedim me fansat e tij në rrjetin social, Twitter.

Në pyetjen se a do të luante përkrah Cristiano Ronaldos apo Lionel Messit, mbrojtësi i Liverpoolit dha një përgjigje që pak kush do ta priste.

“Hendo”, ishte përgjigja e lojtarit, e cila la të habitur shumë ndjekës.

Në përgjigjet tjera lojtari nuk befasoi. Kundërshtari më i vështirë me të cilin ishte përballur ishte Messi, kurse dy idhujt e tij në futboll jashtë Liverpoolit ishin Zinedine Zidane dhe Thierry Henry.

Arnold po kalon një sezon të përkryer me “Të Kuqtë”, ku pas 26 ndeshjeve Liverpooli i tij është i pamposhtur duke vijuar i qetë rrugëtimin drejt titullit kampion në Premier League.

Related posts

ISHTE NDËR MË TË KËRKUARIT NË MERKATON E VERËS/ Ja vendimi që merr Manchester United për Pogba

Delo.autor

Palermo gjobitet 10,000 € për një akullore

Q.Autor

“NDOSHTA ARBITRI MË SOLLI TERS”/ Flet trajneri Mema pas humbjes: Më vjen keq për tifozët, jo për…

Delo.autor

Leave a Comment