Futboll Seria A Sport

ZBULIMI VJEN NGA ANGLIA/ Inter dhe Real Madrid, drejt shkëmbimit të bujshëm…

Luka Modric nga njëra anë, Milan Skriniar nga ana tjetër. Sipas asaj që raportohet nga “Daily Star”, mes Real Madridit dhe Interit mund të ketë reflektime të destinuara për t’i afruar dy klubet në merkato. Dy yjet respektive janë në qendër të diskutimeve. Kroati duket se është gati të largohet nga “Los Blancos” në fund të sezonit, ndërsa zikaltrit, për ta konsoliduar më tej skuadrën e tyre në “kullën e regjisë”, mund të sakrifikojnë mbrojtësin sllovak. Pra, Marotta po planifikon një tjetër goditje të madhe në mesfushë, pas asaj të janarit, kur mori Eriksen nga Tottenham.

Tabloidi anglez, në fakt, iu referohet burimeve spanjolle, që tregojnë për një bisedë të mundshme, të planifikuar midis Real Madridit dhe Interit për një shkëmbim shumë të nxehtë në merkaton e verës. Luka Modric, i ndjekur tashmë nga zikaltrit në të kaluarën e afërt, është gjithnjë e më larg nga kryeqyteti spanjoll. Shtypi iberik dhe anglez e afrojnë atë me Interin, por në rrugën e kundërt vendosin Skriniar. Kontrata e nënkampionit të botës me të bardhët skadon në qershor 2021, ndaj Interi e nuhat rastin tërheqës, por me një sakrificë vërtet luksoze…

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ E do Messi në “Camp Nou”, Barcelona vihet në lëvizje për yllin e Atalanta-s…

Delo.autor

SERIA “A”/ Dëmtimi rrezikon që ta lerë Donnarummën jashtë derbit

Q.Autor

“KEMI HUMBUR NJË MIK TË MADH”/ Conor McGregor jep lajmin e trishtë, Jose Mourinho e ngushëllon

Delo.autor

Leave a Comment