Bundesliga Futboll Sport

“ISHA PRANË KALIMIT TEK MANCHESTER UNITED”/ Goleadori Haland: Ja pse zgjodha Dortmundin…

Erling Haland ka bërë një start fantastik me skuadrën e Borusias së Dortmundit. Norvegjezi ka shënuar 5 gola në 2 ndeshjet e para duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm për verdhezinjtë. Në një intervistë për “Bild”, 19-vjeçari rrëfeu se ishte pranë kalimit te Mançester Junajtid.

“Isha duke biseduar me babanë, kurrë nuk u përmend Dortmundi si një destinacion i mundshëm. Ideja ishte të kaloja te Mançester Junajtid, kjo për faktin se trajner aty ishte Ole Gunar Solskjaer, një njeri që im atë e njihte shumë mirë. Por më pas doli në skenë Borusia dhe thashë, pse jo?” zbulon norvegjezi. “Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë për moshën që ka”, tha menaxheri i lojtarit, Mino Raiola, për mediat gjermane. “Ai do të dijë se si t’u përgjigjet kritikëve”.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Laçi në “Selman Stërmasi”. Rezultati 2-0

Delo.autor

NXITI KAMARIERIN TË HIDHEJ NË DET ME MOTOR/ Balotelli nën hetim nga policia italiane (VIDEO)

Delo.autor

MILAN-TONALI/ Cellino zbulon ofertën e çmendur që lojtari ka refuzuar për Djallin

Delo.autor

Leave a Comment