Bundesliga Futboll Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ Lewa tundohet nga “Galaktikët”, Bayern nis punën për… Haalandin

Kilië Mbape do të jetë me shumë mundësi një lojtar i Realit në verën e ardhshme. Francezi do të veshë fanellën e “Los Blancos” falas duke parë që ai do të jetë një lojtar i lirë në fund të sezonit.

Një humbje e madhe kjo financiare dhe sportive për Parisin që është duke planifikuar një skuadër me Mesin dhe Ronaldon. “L’Equipe” shkruan se Parisi është duke menduar për transferimin e Halandit në Francë, një lajm që e ka konfirmuar dhe “Bild”.

Norvegjezi do të ishte zëvendësuesi ideal pas largimit të Mbapesë në Madrid. Për këtë arsye, sipas mediave spanjolle, Reali është duke menduar një distancim nga Halandi. Alternativa që do të mbetej për sulmin do të ishte sulmuesi i Bajernit, Robert Levandovski.

Mino Raiola është duke biseduar me sheikun Al Khelaifi për një transferim të norvegjezit në klubin francez. Paketa 300 milionë euro është shumë e shtrenjtë për madrilenët dhe Parisi është klubi i vetëm që mund të përballojë një shifër të tillë në këtë kohë të vështirë financiare.

Për Realin transferimi i Levandovskit do të ishte më i përshtatshëm duke parë që kontrata e polakut me Bajernin skadon në vitin që vjen. Reali do t’u paguante bavarezëve një shumë të mirë parash ose do t’u ofronte ndonjë lojtar në shkëmbim.

Marrëdhënia e mirë mes dy klubeve do të bënte që ky transferim të kryej pa probleme. Leva është ende i tunduar nga ideja për të veshur një herë të vetme fanellën e Realit në karrierën tij. “Bild” shkruan se Levandovski ka interes të madh për t’u larguar në Madrid, kjo është edhe arsyeja përse ai nuk po rinovon ende me skuadrën bavareze. 24 milionë euro që Robert fiton në sezon te Bajerni i fiton në Madrid pa problem.

Kujtojmë që Gareth Bejl fiton te Reali aq para edhe pse ka shumë muaj që nuk luan, apo Eden Hazard që ende nuk po luan një 90- minutësh të plotë. Kujtojmë që Reali kërkoi ta transferonte edhe në 2013-ën Levandovskin, atëherë sulmuesi i Bajernit vendosi për të qëndruar në Bundesligë duke preferuar të shkojë nga Dortmundi te Bajerni.

BAJERNI ËNDËRRON HALANDIN – Por, ndërkohë të gjithë harrojnë se Bajerni mund të punojë në fshehtësi për të transferuar në Mynih Erling Halandin. Norvegjezi do të ishte investimi më i madh në historinë e kampionëve në fuqi.

Related posts

E BUJSHME/ Juventusi cakton datën e transferimit të Ronaldo

Isa.Autor

Gjilani bën goditjen e madhe, nënshkruan me ish-brazilianin e Kukësit

Isa.Autor

PARALAJMËRON GJERMANINË/ Mbrojtësi Ginter: Ronaldo? Ky do të ishte gabimi më i madh…

Delo.autor

Leave a Comment