Futboll Seria A Sport

CONTE ËSHTË NJË MAKTH PËR LAZION/ Ja statistikat e duelit të Interit me kryeqytetasit

Antonio Konte është një makth i vërtetë për Lacion. Në Serinë A, trajneri aktual i Interit nuk ka humbur kurrë përballë të kaltërve në 7 precedentë (5 fitore dhe 2 barazime). Vetëm kundër Udinezes (9) dhe Parmës (8), gjenerali numëron më shumë pankina pa humbje.

* Interi ka humbur vetëm një nga 7 sfidat e Serisë A kundër Lacios (5 fitore dhe 1 barazim), seri ndeshjesh në të cilat e ka mbajtur portën të paprekur në 4 raste.

* Lacio ka humbur tri ndeshjet e fundit radhazi kundër Interit, në Serinë A, në stadiumin e saj, seria më e gjatë e disfatave për kryeqytetasit ndaj zikaltërve.

* Lacio vjen në duelin e sotëm, pasi Thomas Strakosha nuk ka lejuar asnjë gol në dy ndeshjet e fundit në kampionat. Tri takime me radhë pa pësuar gol Lacio nuk i regjistron që nga marsi i vitit 2015, kur në stol ulej Stefano Pioli.

* Lacio (18 takime) dhe Interi (16) janë dy skuadrat që kanë rezistuar më gjatë se kushdo tjetër në këtë kampionat aktual, pa e ndier shijen e humbjes. Madje, jo vetëm në Itali, por një seri të tillë nuk e ka regjistruar asnjë klub tjetër në 5 kampionatet e tjera elitare të Europës.

* Për të parën herë në historinë e kësaj sfide, në Serinë A, Lacio dhe Interi përplasen në javën e 24-t të kampionatit, pasi në total kanë grumbulluar 107 pikë në renditje (54 Interi, 53 Lacio). Rekordi i mëparshëm në këtë javë i takon Napoli-Lacio e sezonit 2017-2018, një duel prej 106 pikësh.

Related posts

Willian, alternativa tjetër nëse dështon Griezmanni

Sadik.Autor

E BUJSHME. U dëmtua në sfidën ndaj Crvena Zvezdës, ja ekzaminimet e yllit të Milan…

Delo.autor

DIKUR VENDOSTE FORMACIONIN NË BAZË TË HOROSKOPIT/ Sot mund të shkarkohet pasi u kthye pas 10 vitesh në stol

Delo.autor

Leave a Comment