Futboll Kategoria Superiore Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA NË KAMPIONAT/ Teuta mposht “Shkodranët” dhe ngjitet në vendin e katërt

Teuta është rikthyer te fitorja në kampionat duke mposhtur me përmbysje 3-1, Vllazninë e Mirsad Jonuz. Shkodranët kaluan të parët në avantazh me anë të Gurishtës në minutën e 16-të. Vetëm 8 minuta zgjati festa e kuqebluve, pasi Rustem Hoxha barazoi shifrat në minutën e 24-t. Durrsakët nuk u mjaftuan me barazim në pjesën e parë, teksa Todorovski përmbysi gjithçka në minutën e 44-t, pas një gabimi të portieri Laço.

Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për skuadrën e Edi Martinit, e cila realizoi 22 sekonda pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës, duke hipotekuar triumfin. Pas kësaj humbje, ndeshjet e zhvilluara në mbrëmje me dritën e projektorëve, po kthehen në makth për skuadrën shkodrane, e cila këtë sezon, nuk ka regjistruar asnjë rezultat pozitiv kur luan me drita.

Me këtë triumf Teuta u ngjit në vendin e 4-t në kuotën e 35 pikëve, ndërkohë që Vllaznia, mban vendin e 8-të, me 1 pikë më pak se Skënderbeu i vendit të 7-të.

Related posts

KUNDËR TEKNIKUT CONTE/ Trajneri i Kilit: Sanchez nuk është në formë për faj të Inter

Delo.autor

Tifozët e FLAMURTARIT në festë, FIFA jep lajme të mira për brazilianin Elton KALE

Isa.Autor

NGA PROPOZIMI PËR DEPUTET TEK RACIZMI NË SHQIPËRI/ Egbo: S’ka trajner që nuk do ta drejtojë këtë ekip

Delo.autor

Leave a Comment