Lacio ka arritur të marrë një fitore të madhe ndaj Interit në “Olimpiko”. Skuadra e drejtuar nga Inzagi ka fituar 2-1 me përmbysje dhe kështu ka marrë vendin e dytë.
Në fillimin e pjesës së dytë, Lacio fitoi penallti. Përsipër për ta goditur e mori i zakonshmi, Çiro Imobile, që nuk fali dhe barazoi shifrat.
Ndërkaq në minutën e 70-të, me një lëvizje të bukur brenda zone dhe një goditje të saktë, Milinkoviç Saviç përmbysi gjithçka dhe i dha tre pikët ekipi të tij.
Lacio tashmë shkon në kuotën e 56 pikëve në vendin e dytë, teksa ka një pikë më pak se Juvja dhe dy më shumë se Interi.

