Futboll Seria A Sport

MILANI MPOSHT TORINON/ Ibra humb rastet e ARTA

Milani rikthehet te fitorja.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Pioli kanë mposhtur me rezultatin 1-0 skuadrën e Torinos në ndeshjen e vlefshme për javën e 24 në Serie A.Ishte kroati Ante Rebic që përsëri u shfaq në skenë, duke “vulosur” fatin e këtij takimi me golin e shënuar në minutën e 25’. Gjithçka erdhi pas një asistimi të mirë të Samuel Castillejo, të cili kroati e dërgoi në rrjetën e kundërshtarit.

Me këtë fitore, Milan ngritët në kuotën e 35 pikëve duke u renditur në vendin e 8-të në Serie A.

Vitet duket se peshojnë dhe për një si Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi veteran kishte një mundësi të artë për të kaluar ekipin italian në avantazh të dyfishtë, por nuk ia ka dalë mbanë.

Suedezi gaboi në gjuajtje duke mos gjetur portën, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Related posts

MBYLLEN HETIMET PËR PLATINI E BLATER/ Dy ish-drejtuesit e futbollit europian dhe botëror pritet të shkojnë në… gjyq

Delo.autor

MANAJ PO SHËNON PA U NDALUR/ Trajneri kërkon më shumë: Nuk është ende në maksimum

F.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Vllaznia mposht Flamurtarin falë golit të Mustedanagic dhe shkon në gjysmëfinale

Delo.autor

Leave a Comment