Futboll Sport

Gjoka: Fitore e rëndësishme, por shpërdoruam shumë

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, foli pas fitores me Laçin. Numri një i stolit shkodran nuk pranon që skuadra e tij mund të marrë frymë tani, pasi ka dhe shumë finale përpara. Takimin e sotëm e konsideron si mjaft pozitiv, pasi ekipi kishte nevojë për këtë fitore. Gjoka e pranon se dalja me karton të kuq e Sefgjinit e ndihmoi goxha ekipin e tij, pasi kishte më shumë forca përpara. Barazimi në Durrës tregon se kampionati është shumë i fortë dhe skuadrat duhet të vuajnë për të shpëtuar. Vllaznia ka një ndeshje shumë të vështirë përpara me Flamurtarin në transfertë pastaj pret Kamzën për finalen e sezonit.
Fitorja  – “Vuajtëm për të marrë fitoren, por fatmirësiosht ja dolëm mbanë. Ekipi luajti mirë në pjesën e parë, por nuk u paraqit si duhet në pjesën e dytë. Na vjen mirë që morëm fitoren, pasi çdo pikë vlen shumë për ne dhe sidomos momentin që ndodhet Vllaznia”.
Orelesi – “Ai mund të ikë ose jo, nuk i dihet. Di që klubi i ka rinovuar lejen e qëndrimit për 2 vite. Askush nuk e di se çfarë ndodh në fund të majit. Ne kishim shumë lojtarë me kartonë të verdhë. Berishën, Orelesin, Likën, Krymin dhe nuk donim t’i rrezikonim të gjithë, pasi luajmë kundër Flamurtarit. E lamë në stol afrikanin, pasi na duhet një lojtar që i bën të dy pozicionet si në mbrojtje dhe si në mesfushë. Nxorëm shpejt dhe krymin nga loja për të provuar gjithçka nga gjithçka”.
Barazimi – “Lufta do të jetë shumë e madhe deri në fund. Duhet të marrim pikët tona deri në fund. Çdo ndeshje do të jetë e fortë dhe duhet të bëjmë llogaritë për të marrë pikët tona.  Rivalët? Duhet të shohim punën tonë”.
Flamurtari – “Java e ardhshme shumë e rëndësishme për ekipin tonë dhe një takim shumë i vështirë për ne. Momentalisht ne na intereson dhe gjysmë pike, jo më vetëm një pikë”.
Mziu – “Kemi fituar një ndeshje me mund, djersë dhe sakrificë. Për pjesën tjetër nuk është puna ime të merrem me këto gjëra”.
Përplasja – Gjoka duket se nuk ka shumë dashamirësi me gazetarët lokalë. Ai u përplas dhe ditën e sotme me një nga ata, pavarësisht se nuk la intervistën, pati një debat të lehtë. Një nga gazetarët e pyeti trajnerin e Vllaznisë nëse do të ishte i kënaqur me 1 pikë. Numri një i stolit iu përgjigj: “A do të ishe i kënaqur ti? Ti e ke treguar sa e do Vllazninë, pasi në momente të vështira i ke dalë kundër. Ti dhe portali yt”, -iu shpreh Gjoka. Gazetari nuk e zgjati dhe u mbyll thjesht me një: “Mendimi yt”.

Related posts

CONTE NUK E AKTIVIZOI NDAJ SPEZIAS/ Mesfushori Eriksen qëndron në fushë pas ndeshjes, ja çfarë bëri… (FOTO)

Delo.autor

Talentet shqiptarë janë kthyer në mollë sherri, presidenti Vokrri ankesë në FIFA ndaj FSHF

Q.Autor

POSTIMI QË TRADHTOI “TOPIN E ARTË”/ Sponsori jep lajmin, pastaj përgënjeshtron

Delo.autor

Leave a Comment