Bundesliga Futboll Sport

NDIZET ALARMI TEK BAYERN MUNICH/ Trajneri i “bavarezëve” humb dy lojtarë për ndeshjen e ardhshme, ja emrat

Fitorja 4-1 në fushën e Këlnit nuk ka kaluar pa pasoja për skuadrën e Hansi Flik. Zheron Boateng dhe Benzhamë Pavar nuk do të jenë ndaj Paderbornit javën e ardhshme, pasi kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Një lajm aspak i mirë ky për trajnerin e bavarezëve, i cili duhet të improvizojë një rreshtim në prapavijë, duke pasur parasysh edhe mungesat e Zyles dhe Hernandez, edhe pse francezi është rikthyer nga dëmtimi dhe mund të jetë në fushë.

Ndërkohë, mund të shohim për herë të parë në formacionin e parë edhe mbrojtësin e krahut të djathtë të ardhur nga Real Madrid, Alvaro Odriozola.

Alaba dhe Dejvis do të plotësojnë katërshen e mbrojtjes, e cila po kalon ditët më të vështira në një periudhë ku nuk lejohen gabimet, pasi do t’i kushtonin jo pak skuadrës më të titulluar në Bundesligë.

Related posts

NGJARJA HISTORIKE NË ITALI/ Një femër gjykon për herë të parë në kategorinë e meshkujve

Delo.autor

Rio Ferdinandit humbet mundësin për të “boksuar”

Sadik.Autor

E ÇUDITSHME/ Nuk do jetë pjesë e “Euro 2020”, por mbrojtësi Van Dijk bashkohet me Holandën

Delo.autor

Leave a Comment