Futboll Sport

E ÇUDITSHME/ Nuk do jetë pjesë e “Euro 2020”, por mbrojtësi Van Dijk bashkohet me Holandën

Virxhil van Dajk do të jetë një nga yjet më të mëdhenj që do t’i mungojë “Europianit 2020”, por mbi të gjitha Kombëtares së Holandës. Kapiteni i “Tulipanëve” pati sezonin më të pafat të karrierës, duke u dëmtuar në fillim të kampionatit anglez, por edhe pse ka rikuperuar nga dëmtimi, fakti që ka qëndruar 7 muaj jashtë fushave, e bënte shumë të rrezikshëm rikthimin, pasi një tjetër dëmtim i radhës mund t’i vinte në dëmtim edhe karrierën.

Gjithsesi, Van Dajk ka dashur që t’i qëndrojë pranë kombëtares dhe dje i është bashkuar trajnerit Frenk de Bur dhe shokëve të tij në qendrën stërvitore, për t’i dhënë ndoshta zemër në pritje të fillimit të këtij kompeticioni. 29-vjeçari është parë shumë i afërt sidomos me repar tin e mbrojtjes, ku nuk ngurroi që të ndalej me dy shtyllat e tjera të prapavijës, Stefan de Vraj e Matajs de Ligt për të ndarë disa diskutime taktike.

Në të njëjtën kohë, ai ka ndjekur edhe seancën e djeshme përkrah trajnerit De Bur dhe stafit të tij, ndonëse pamja e mbrojtësit të Liverpulit fliste qartë, siç tha edhe ai përpara kamerave në fund të stërvitjes: “Të dhemb shumë që të mos jesh pjesë e kombëtares, qoftë edhe në një miqësore, jo më në pritje të një Europiani. Por, unë kam besim te trajneri dhe te shokët e mi. Ndonëse nuk do të mund të jem në fushë, unë do të jem ultrasi i parë, pasi nuk do të mungoj në asnjë ndeshje pranë tyre”.

Related posts

PËSON GOLA AMTORESK/ Barcelona interesohet për mbrojtësin e Man City

Isa.Autor

“NA MUNGOI…”/ Calhanoglu: Kartoni i kuq i Rebic? Arbitri duhej të kërkonte ndihmën e VAR!

Delo.autor

U eliminua nga Kupa e Botës, Ronaldo largohet si protagonist nga Moska

Sadik.Autor

Leave a Comment