Futboll Seria A Sport

U DËMTUA NDAJ BRESCIAS/ Ja sa do të mungojë mesfushori Pjanic tek Juventus

Miralem Pjaniç pësoi një dëmtim në ndeshjen e luajtur të dielën, kundër Breshas, kur kishte vetëm 7 minuta që ndodhej në fushën e lojës.

Boshnjaku ankoi dhimbje në kofshë dhe trajneri e zëvendësoi për të mos rrezikuar me një nga lojtarët kyç të Juves, e sidomos në prag të një serie ndeshjesh shumë të rëndësishme, qoftë në kampionat e po ashtu në Ligën e Kampioneve.

Dje, mesfushori i është nënshtruar testeve fizike dhe laboratorike, të cilat kanë shmangur çdo lloj dëmtimi në aspektin muskulor.

Ajo e Pjaniç ka qenë thjesht një traumë e cila mund t’i kushtojë vetëm ndeshjen e fundjavës me SPAL-in në transfertë, ndërkohë që sipas klubit bardhezi, ai do të jetë gati për ndeshjen e Champions-it kundër Olimpiku të Lionit.

Related posts

EURO 2020/ Trajneri i Spanjës shpall listën për ndeshjet e nëntorit, ja rikthimet e rëndësishme

Delo.autor

​Liverpooli në epërsi, ka shënuar Dejan Lovren me një super gol (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Kamza: Ngo jep një asist fantastik, Hasani nuk fal. Barazojnë bardheblutë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment