Futboll La Liga Sport

ATLETICO-LIVERPOOL/ Alexander-Arnold paralajmëron “Të Kuqtë” dhe injoron “Topin e Artë”

“Kthimi tek Wanda Metropolitano na sjell kujtime të bukura në mendje”, ka thënë Trent-Alexander Arnold. Mbrojtësi i krahut i Liverpool-it ka folur në konferencë për shtyp në prag të sfidës së 1/8-ve të Champions League kundër Atletico Madrid.

“Në këtë stadium janë realizuar ëndrrat tona. Megjithatë, tani nuk mund të mendojmë për të kaluarën. Kemi një detyrë për të bërë: të fitojmë kundër Atletico Madrid për të mbajtur gjallë ëndrrën. E  dimë se do të jetë e vështirë”, ka thënë anglezi.

Në lidhje me deklaratën e Cafu, që e ka zgjedhur si një nga fituesit e ardhshëm të Topit të Artë, Arnold ka thënë: “Për mua është një nder të marr komplimente të tillë, veçanërisht nga një legjendë si ai”.

“Unë kërkoj të bëj gjithmonë maksimumin, por bëhet fjalë për një lojë skuadre. Unë jam bërë ky që jam për shkak të ndihmës së shokëve të skuadrës dhe trajnerit”.

“Nëse do ta fitoj Topin e Artë në të ardhmen, nuk besoj se do t’i jap të njëjtën rëndësi që i japin lojtarë të tjerë, sepse objektivi im i vetëm është të fitoj trofe me skuadrën”.

Related posts

Strakosha apo Donnarumma, kush do të jetë portieri i Liverpool?!

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Mungon Hamilton, Bottas siguron “pole position” në pistën e Sakhir

Delo.autor

ARRITI TRIUMFIMIN NDAJ GJERMANISË/ Një futbolliste shqiptare shkon në gjysmëfinalen e Botërorit të femrave (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment