Futboll Sport

ATALANTA PREK HISTORINË/ Heroi i mbrëmjes ka kushtuar vetëm 1 milion euro

Duhet të ishte një mbrëmje historike, ka dhuruar më shumë se sa kaq! Në “San Siro” nuk luan as Interi dhe as Milani, por Atalanta e Gasperinit, që e shtyrë nga 40 mijë zëra që ishin në tribuna për të mbështetur “Dea”-n, dhuron spektakël. Plot katër gola të shënuar ndaj Valencias, që shihej si favorite deri përpara një muaji, por që sonte do të ndërrojnë mendim edhe për Atalanta.

Ajo që bie në sy është se skuadra bergamaske shënoi me tre futbollistë jo sulmues. Ishte narta e Hans Hateboer (i blerë 1 mln euro nga Groningen). Holandezi me dy gola ndezi tifozerinë, ndërsa edhe Freuler realizoi një supergol, ashtu si Ilicic vulosi pjesën e parë 3-0. Valencia u zgjua me Cheryshev, duke gjetur golin e 4-1 dhe duke mbajtur sadopak ndezur një fije shprese për ndeshjen e kthimit, ku skuadra andaluze duhet të fitojë 3-0 për të pretenduar kualifikimin!

Kjo Atalantë është spektakël dhe jo më kot edhe sivjet ndodhet në vend të katërt dhe synon për të dytin vit radhazi kualifikimin në Champions!

Related posts

Liverpooli dëshiron ta mbyll transferimin e Fekirit para Kupës së Botës

Sadik.Autor

“ÇMENDURI” NË PREMIER/ Sulmuesi Wood “shkatërron” Wolves me tre gola në 29 minuta lojë (VIDEO)

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Tifozat e Partizanit mbushin Tiranën flamuj të kuq (FOTOT)

F.autor

Leave a Comment