Futboll La Liga Sport

“KA SHUMË TË PËRBASHKËTA ME “EL PISTOLERON”/ “Pleshti”: Lautaro është spektakolar dhe mbresëlënës…

Ndryshime të mëdha priten në klubin e Barcelonës në vitet e ardhshme, duke filluar me lojtarët. Flitet për rinovime dhe blerje të reja. Midis këtyre të fundit, gjithnjë ekziston emri i Lautaro Martinez. Lionel Messi foli për blerjen e mundshme të sulmuesit të Interit, në një intervistë për “Mundo Deportivo”. Fjalë lavdërimi për partnerin e sulmit në kombëtare, me të cilin shpreson të ndajë fushën edhe në nivelin e klubit: 

“Lautaro është spektakolar, mbresëlënës, ai do të bëhet një lojtar i shkëlqyeshëm dhe po e demonstron këtë. Ai është i mirë në dyluftimet një kundër një, shënon shumë, lëviz si duhet në zonë, ka shumë cilësi. Është i plotë, ka shumë të përbashkëta me Suarez. Të gjithë lojtarët e mirë përshtaten për të luajtur me njëri-tjetrin. Luis mund ta ndihmojë atë të përshtatet. A mund të na shihni së bashku? Unë uroj që më të mirët të vijnë këtu dhe të përpiqen të fitojnë gjithçka”.

Related posts

INTER-BRESCIA/ Pas 5 minutash lojë, Ashley Young zhbllokon sfidën me një gol spektakolar (VIDEO)

Delo.autor

FUTBOLLI NË ZI/ Humb betejën me kancerin ish-lojtari i…

Delo.autor

CHELSEA I DETYRUAR TË SHESË/ Në listë janë 5 emra, mes tyre edhe Broja

F.autor

Leave a Comment