Futboll La Liga Sport

SPEKTAKOLARE/ Boca-River: Superclasico tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës sepse…

Superclasico i Copa Libertadores Boca Juniors-River Plate dhuroi një spektakël futbolli të magjishëm me emocione te veçanta që vibruan për të gjithë audiencën. Një ditë pas raundit të parë të këtij derbi historik të Amerikës së Jugut tashmë spektakli për tifozët europianë është kthyer në një frut të ndaluar. Analizat dhe lëvdatat e të përditshmeve sportive në të gjithë botën flasin për atë cunami emotiv që shkaktoi një sfidë e tillë jo vetëm në fushë por dhe në shkallët e stadiumit e përtej ekranit, një përballje e aftë të shkëpuste duartrokitjet e të gjithë botës edhe atyre që e ndiqnin nga përtej ekranit.

Në analizën e një eventi sportiv të këtyre përmasave Argjentina është ajo që gëzon së shumti, me pritshmëritë e vendit të tangos që tashmë janë rritur ndjeshëm. Barazimi i ndalesës së parë mund të quhet pa frikë historik ndërkohë që tashmë pritet me padurim raundi i dytë i duelit mitik që do të ngjisë në fronin e Amerikës Latine fituesit, gjatë një të diele të mbushur me evente sportive në Europë mes të cilëve derbi i Manchesterit dhe sfida e San Siros mes Milanit dhe Juves, Superclasico gjeti hapsirën e merituar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u fol për jehonën e sfidës që u tranamtua ne Supersport. Pas Buenos Airesit tashmë Tevez është kthyer në simbolin e dinamikës që përcolli derbi i Argjentinës, me Carlos Tevez që pas barazimit me tone të larta karikonte shokët e skuadrës duke u kthyer ne spotin më të mirë gratis për takimin e rradhës.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ SKY: Christian Panucci ishte drejt transferimit në Qipro, por…

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Liverpool heq dorë nga Sancho, Rashica drejt rrugës për në “Anfield”

Delo.autor

Ronaldo zhbllokohet pas 344 minutash, Juventus mund me vështirësi Sasuolon (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment