Futboll Kategoria Superiore Sport

ZHUNIOR SHKËLQEN ME DOPIETË/ Vllaznia mposht “Gjirokastritët” me “POKER”

Vllaznia ka mposhtur me rezultatin 4-0 Luftëtarin në “Loro Boriçi” në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore.

Të besuarit e Jonuz nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren, që aq shumë e donim pas rezultateve të fundit. Për të kaluar te ndeshja, Luftëtari e nisi mirë me disa raste për shënim, por nuk ia dolën.

Ishte Sidorenko që kaloi të tijtë në avantazh, teksa në minutën e 14’, pas një pasimi perfekt të marrë nga Ramadani, ia doli të mposhtë portierin e Luftëtarit, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Pjesa e dytë foli e gjitha për shkodranët, të cilët realizuan edhe 3 herë të tjera, duke shkërmoqur të drejtuarit e Çoçlit. Ishte Zhunior që shënoi në minutën e 69’, duke i dhënë qetësinë ekipit të tij. Ishte përsëri i njëjti lojtar që u bë protagonist në minutën e 71’, duke dërguar një top në zonë, i cili u dërgua gabimisht nga Kukaj në portën e tij.

Zhunior konfirmoi edhe njëherë formën e mirë që po kalon, teksa në minutën e 81’ shënoi edhe golin e 4-t për ekipin e tij dhe dopietë në aspektin personal.

Me këtë fitore Vllaznia renditet në vendin e 7-të me 31 pikë, ndërsa Luftëtari qëndron në vendin e parafundit me 13 pikë.

Related posts

Ajaxi dhe Feyenoordi nuk njohin blof në Eredivisie

Sadik.Autor

ËSHTË PARTNERJA E RONALDOS/ Joga, sekreti i formës së Georgina Rodriguez (FOTO)

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E KLUBIT/ Bayern gati të shesë mesfushorin, zbulohet destiancioni i ri!

Delo.autor

Leave a Comment