Futboll Kategoria Superiore Sport

“BOJKOTI ËSHTË KTHYER NË PANDEMI TË DYTË”/ Egbo mesazh Halilit: Tiranës i duhet Ngo, nëse kthehet…

Emanuel Egbo i hap derën Majkëll Ngosë. Në intervistën pas ndeshjes me Shpresat, Egbo pranoi se shpresonte të kishte më shumë futbollistë në skuadër. Analizon gjendjen e grupit dhe thotë se bojkoti i kampionatit po kthehet në një “COVID” të dytë për të gjithë.

Përshtypjet tuaja për ndeshjen kundër Shpresës?

Ishte thjesht një ndeshje miqësore që e kemi përdorur për të parë lojtarët që kemi në ekip, si dhe të rinjtë që kemi marrë nga akademia. Kemi shumë lojtarë mangët dhe po shohim ndonjë element që mund të na bëjë punë për ekipin e parë. Gjithashtu, kemi edhe disa lojtarë të dëmtuar.

Ju bindën të rinjtë që keni aktivizuar?

Prandaj i kemi përdorur këta djem. I kemi parë edhe në ndeshjet e akademisë dhe i kemi piketuar përpara. I kemi kërkuar të jenë afër ekipit të parë. Gjatë gjithë kohës kanë bërë stërvitje me ne, që të ambientohen me pjesën tjetër të ekipit. Jam i kënaqur me shumicën e atyre që kam futur në lojë, ata që e nisën nga fillimi dhe ata që u futën si zëvendësues.

Cila është gjendja e lojtarëve të dëmtuar?

Po pres rikuperimin e tyre. Kale do të operohet dhe do të qëndrojë jashtë minimumi katër muaj. Ndoshta në janar fillon e stërvitet. Kobina ka një shqetësim në këmbë dhe e kemi lënë jashtë që të mos rrezikojmë. Batha gjithashtu nuk është ende në 100 për qind të tij, kështu që shpresoj që deri kur të fillojë kampionati të rikuperohen gjysma e tyre dhe të jenë gati për skuadrën.

Shaqir Tafën nuk e pamë në ekip dhe në fushë…

Tafa akoma nuk e ka dokumentacionin e plotë. Ka shkuar në Itali që të zgjidhë pjesën e letrave. Neve na nevojiten sa më shumë lojtarë në repartin mbrojtës. Kemi shumë lojtarë mangët aty, sikurse edhe në mesfushë. Kemi vetëm Bathën për momentin, Isaku, lojtari tjetër nga Gana është i dëmtuar, kështu që duhet të rikuperohet shumica e lojtarëve në momentin që nis kampionati.

Riçard Danso do të vijë apo jo?

Me informacionet që kam, sot (dje) duhet të jetë në Shqipëri. Kjo është një pyetje për klubin në fakt, pasi unë stërvis vetëm lojtarët që kam në dispozicion. Unë kam punë me ata që janë në stërvitje, me pjesën tjetër merret klubi.MAJKELL NGO

E mirëprisni një rikthim të Majkëll Ngosë në ekip?

Normalisht, pasi ka qenë pjesë e ekipit. Nëse do të rikthehet, është një lojtar që e ka ndihmuar ekipin, një lojtar që ka pasur një meritë të madhe në golat e shënuar edhe me asistet e dhëna, kështu që sa më shumë lojtarë të kem përpara në dispozicion, aq më mirë do të jetë për ekipin.

Ju ka munguar një lojtar si Ngo dhe sa ka ndryshuar Tirana pa të?

Normale. Edhe Derrik ka karakteristika si të Ngosë, janë një tip lojtari. Siç e thashë, kemi vetëm Sasrakun dhe Muçin që janë gati për lojë tani. Avdijaj është i dëmtuar. Edhe me një sulmues tjetër, të bëhen katër, është plus për ekipin.

Ju shqetëson bojkoti, që po zgjat si tepër?

Normalisht që ndikon negativisht te lojtarët. Duket sikur po përjetojmë një “COVID” të dytë tani. Sa më shumë zgjatet bojkoti, aq më e dëmshme është për lojtarët. E humbin ritmin e lojës dhe duhet shumë kohë për ta kapur. Pastaj do të ketë ngjeshje të ndeshjeve, që sjell shumë dëmtime. Kjo ndodhi edhe pas “COVID”-it.

Merkatoja e Tiranës ishte e duhura?

Nuk mund të flas tani, këta lojtarë kemi dhe me ata do të punoj. Të shohim çfarë do të bëjmë me ta. Nuk ka kthim mbrapa për të thënë çfarë mendoj e çfarë nuk më pëlqen. Do të ishte mirë të kishim edhe ndonjë lojtar tjetër, për të pasur sa më shumë opsione në ekip, por nuk kemi çfarë të bëjmë.

Related posts

MERRET VENDIMI/ Koronavirusi “shtyn” kampionatin Botëror të Atletikës, ja kur do të zhvillohet

Delo.autor

SURPRIZA E MADHE E FIFA-s/ Ja kush është skuadra në krye të rënditjes (FOTO)

Isa.Autor

NIS STËRVITJA PARA-SEZONAL/ Tifozët e Juventus brohorasin për Higuain: Qëndro me ne… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment