Futboll Sport

GABON REAL MADRID/ I lë pozitën e liderit Barcelonës para El Clasicos

Vetëm pak ditë para se Barcelona ta vizitojë Santiago Bernabeun, Real Madridi gaboi dhe ia dhuroi katalonasve pozitën e liderit të La Ligës pasi që pësoi disfatë me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Levantes.

Levante, që radhitet në pozitën e dhjetë në tabelën e La Ligës, e priti sot Real Madridin e Zinedine Zidane në stadiumin Ciutat de Valencia për ndeshjen e xhiros së 25-të të La Ligës, që s’i shkoi sipas planeve Los Blancos.

Real Madridi e dominoi ndeshjen me posedim të topit (63% – 37%), me goditje drejt portës (18 – 8) dhe me raste të arta për të shënuar gol (4-1), megjithatë nga ndeshja e sotshme doli si humbës.

Kjo pasi që portieri Aitor i bëri disa pritje mbresëlënëse, ndërsa Jose Luis Morales e shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 79-të të ndeshjes.

Kjo disfatë vjen në një moment të keq për madrilenët, të cilët kishin shpresuar se do ta shfrytëzonin këtë ndeshje për ta rritur vetëbesimin para dy ndeshjeve të mëdha që e presin javën tjetër.

Real Madridi do ta presë Manchester Cityn në mesjavë për ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa në fundjavë e pret Barcelonën, e cila radhitet dy pikë para madrilenëve në tabelën e La Ligës.

Related posts

Bixente Lizarazu: VAR-i në futboll? Si të bësh seks pa dëshirë

Sadik.Autor

Klubi i Bundesligës shënjestron yllin e Milanit (FOTO)

Q.Autor

MERKATO E VERËS/ Trajneri Inzaghi do ish-yllin zikaltër, Suning vendos kushtin

Delo.autor

Leave a Comment