Futboll

“Problemi i Alves është rivali direkt, Cristiano Ronaldo!”

Dani Alves nuk po përjeton momentin e tij më të mirë te PSG. Aktualisht braziliani vlerësohet se është më mirë moralisht dhe psikologjikisht se sa fizikisht dhe kjo shkakton disa shqetësime brenda kampit të ekipit parisien. Aq më shumë, kur të mërkurën, skuadra e PSG do të vizitojë Real Madrid në “Santiago Bernabéu” në takimin e parë të vlefshëm për një vend në çerekfinalen e Champions League.

Në këtë kuadër, Alain Roche, ish-drejtori sportiv i PSG deklaroi se: “aktualisht ka probleme me lojtarët teknikë dhe ata të shpejtë në duelet një kundër një. Problemi është se rivali i tij direkt i ardhshëm është pikërisht Cristiano Ronaldo …”. Alves, konkretisht konsiderohet i rëndësishëm veçanërisht për atmosferën që krijon në dhomat e zhveshjes dhe në kampin e PSG, ku merr shpesh herë cilësitë e liderit.

Related posts

Futbolli italian në zi/ Gjendet i vdekur në hotel kapiteni i Fiorentinës Astori

Q.Autor

BËN GODITJEN E BUJSHME/ Dortmund transferon talentin U17 më të shtrenjtë në planet!

Delo.autor

37 vjet më pas sërish Real Madrid-Liverpool, në lojë është trofeu i Champions League

Sadik.Autor

Leave a Comment