Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Sulmuesi Asani: Janë skuadra më e mirë e kampionatit…

Ditën e premte do të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, me dy ekipet që nuk vijnë në një formë të njëjtë për këtë ndeshje.

Tirana vjen në një moment shumë të mirë, teksa javën e fundit kapi edhe kreun e renditjes, pasi mposhti Kukësin. Ndërsa Partizani nuk duket i njëjtë me atë të sezonit të kaluar, teksa të kuqtë po hasin vështirësi. Megjithatë derbi është diçka tjetër dhe aty të gjithë lojtarët japin maksimumin e tyre.

I bindur se Partizani do ta fitojë këtë ndeshje është Jasir Asani, i cili në një postim të bërë nga ish-sulmuesi i të kuqve Edmond Dosti, ka komentuar: “Unë mendoj se çunat do ta fitojnë këtë ndeshje. Jam i sigurt për këtë pasi janë skuadra më e mirë e kampionatit.”jasir asani 1

Kujtojmë se Asani kaloi nga Partizani te AIK ne Suedi në merkaton e janarit në formën e huazimit, me shpresën se aty do të tregojë një formë të mirë dhe kartoni i tij do të blihet përfundimisht nga klubi aktual.

87675695_2695902077183626_1786897276367536128_n

Related posts

U GODIT ME SHISHE NË KOKË/ Trajneri i Partizanit: S’më kishte ndodhur kurrë, në momentin e parë

Delo.autor

SKANDALI TEK ATALANTA/ Ja shkaku i sherrit mes trajnerit Gasperini dhe Papu Gomez…

Delo.autor

PAS DISFATËS NDAJ SOCIEDADIT/ Real Madridi dhe Ramos prekin fundin, mbrojtësi rrezikon shumë

Delo.autor

Leave a Comment